Modelja e njohur Heidi Klum ka shpërndarë në instagramin e saj një video nga shtrati ku tregon se ndihet pa qejf, me ethe, temperaturë dhe pak kollë.
Ajo është e shqetësuar pasi ka frikë se mund të jetë infektuar me Coronavirus gjatë kohës që po xhironte “America’s got talent” në Kaliforni.
Modelja sqaron gjithashtu se aktualisht ndodhet në shtëpi nga frika se mos ja ngjit dikujt tjetër.
Ndërkohë tregon se nuk mund ta bëj testin pasi në Amerikë mungojnë testet.
“Nuk po ndihem mirë, prandaj kam qëndruar në shtëpi, që të mos infektoj asnjë tjetër. Shpresoj të jetë thjesht një ftohje. Do të doja të bëja testin e Coronës, por nuk ka, kam provuar me dy mjekë të ndryshëm, por nuk mund ta bëjnë një gjë të tillë. Qëndroni në shtëpi, rrini të sigurt nësë nuk ndiheni mirë” thojë modelja në videon e shpërndarë në instagram.
Link: https://www.instagram.com/heidiklum/
Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/person-holding-thermometer-3873188/