Këngëtarja Enca Haxhia pak kohë më parë humbi të atin dhe pas njëfarë kohe u rikthye sërish në rrjetet sociale.
Gjatë ditës së djeshme ajo ka vendosur të realizojë një seancë me pyetje përgjigje për fansat, ku ka vendosur ti përgjigjet disa pyetjeve nga ndjekësit e saj.
Një prej ndjekësve e pyet këngëtaren nëse është në gjendje që pas humbjes së njeriut të shtrenjtë të postojë foto të lumtura në instagram dhe Enca ka vendosur të përgjigjet njëherë e mirë lidhur me këtë temë
Ajo ka sqaruar se kjo është hera e parë dhe e fundit që flet për këtë temë dhe se askush nuk e di se si i përjeton ajo dhe familja e saj gjërat përtej instagramit.
“Askujt nuk i dhemb më shumë se mua dhe gjërat që janë me vlerë për mua s’do i trajtoja kurrë si tema instagrami”, shkruan ndër të tjera këngëtarja në përgjigjen kundrejt ndjekësit.
Këngëtarja ka sqaruar gjithashut se instagrami nuk është jeta e saj dhe se aty ajo preferon të postojë vetëm gjërat e bukura artistike.
Ajo ka vlerësuar gjithashtu gjithë dashurinë dhe ngushëllimet që ka marrë, ndërsa ka vendosur që të injorojë gjithë gjërat negative.
Link: https://www.instagram.com/enca/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B8_v9TZHUMM/