ShowBiz

Era shpjegon për herë të parë përse ka qëndruar në heshtje, ja çfarë po ndodh me të

Këngëtarja Era Istrefi është vënë së fundmi në qendër të vëmendjes për shkak të faktit që thuajse ishte zhdukur nga muzika, por edhe nga rrjetet sociale.

Madje disa aluduan se ajo mund të jetë shtatëzanë, një lajm ky që Era në njëfarë mënyre e ka përgënjeshtruar duke postuar foto ku nuk tregonte shenja shtatëzanie.

Ndërkaq lidhur me pyetjet e shumta të fansave për daljen në treg me ndonjë këngë apo album të ri, Era ka sqaruar për herë të parë se janë disa çështje juridike që e kanë ndaluar për momentin publikimin e këngëve të reja.

Ajo ka theksuar se ka qenë duke punuar përgjatë kësaj kohe, ndërsa shton gjithashtu se tashmë me situatën prej Coronavirusit puna ka ngecur sërish.

Këngëtarja ndërkaq falënderon të gjithë fansat që janë shqetësuar për të, ndërsa ju këshillon të gjithëve që të tregojnë më shumë kujdes në një situatë të tillë.

Link: https://www.instagram.com/eraistrefi/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B25INL4FRjq/