Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se 24 orët e fundit janë rregjistruar 5 raste të reja me Coronavirus duke e çuar në 64 numrin total të të prekurve në vend.
5 rastet e reja janë 3 shtetas italianë dhe dy nga Kavaja duke e zgjeruar kështu hartën e të prekurve me dy raste raste të reja në një tjetër qytet të vendit siç është Kavaja.
Aktualisht ndodhen të shtruar në Infektiv 32 pacientë, 3 në terapi intensive, por asnjë prej tyre nuk është me respiracion të drejtuar.
Në total janë realizuar 697 testime dhe harta e shpërndarjes është si më poshtë:
Tiranë 45 të infektuar
Durrës 5
Lushnje 2
Elbasan 2
Rrogozhine 2
Fier 6
Kavaje 2
Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik Albana Fico i ka bërë thirrje edhe njëherë qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi dhe të tregojnë sa më shumë kujdes me masat vetjake për të frenuar përhapjen e mëtejshme të virusit.
Link:https://www.youtube.com/watch?v=w-2Xzu_BQ5E&feature=youtu.be
Burimi i fotos: https://shendetesia.gov.al/