Këngëtari kosovar Jetmir Hyseni ka rezultuar pozitiv pas testit të COVID-19.
Pasi erdhi nga Gjermania në Kosovë ai është vetëizoluar dhe fatkeqësisht rezultatet e testit dolën pozitive.
Gjatë një interviste për “Klan Kosova”, ai tha se mbrëmjen e 20 marsit gjendja e tij është përkeqësuar dhe ai është dërguar në repartin infektit të Qëndrës Klinike Universitare të Kosovës.
Ai tha se gjendja e tij shëndetësore aktualisht është e qëndrueshme ndërsa i pyetur nga moderatori lidhur me simptomat ai tha se fillimisht kishte ndier dhimbje fyti e më pas ethe.
Këngëtari thotë se ka qenë në izolim që në momentin që është kthyer, ndërsa ju bën apel të gjithë qytetarëve që ta marrin seriozisht këtë virus.Ai ka reaguar edhe me anë të një statusi në Facebook, ndërsa falënderon gjithashtu mjekët për përkujdessjen ndaj tij përgjatë këtyre ditëve .
Link: https://www.youtube.com/watch?v=V8bHPunZC1U&feature=youtu.be
Link: https://www.facebook.com/jetmir.hyseni.3
Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/person-holding-test-tubes-3735747/