Aktualitet

Zyrtare/ Drejtori i Urgjencës Kombëtare në vend pozitiv me COVID-19

Ministria e shëndetësisë njoftoi se një prej 19 rasteve të evidentuara së fundmi me COVID-19 është edhe Drejtori i Urgjencës Kombëtare në vend Skënder Brataj.

Njoftimin e bëri publik pak minuta më parë edhe vetë Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu përmes një statusi në Facebook.
Ajo tha se deri tani gjendja e tij paraqitet e stabilizuar dhe ndodhet në vetëizolim në shtëpinë e tij.

“Uroj me shpirt, ta kalojë sa më lehtë këtë situatë dhe ti bashkohet sa më shpejt i shëruar plotësisht ekipit tonë që po lufton çdo ditë me këtë armik”, shkruan Ministrja në statusin e saj në Facebook.

Aktualisht në vendin tonë janë konfirmuar 123 persona të prekur me COVID-19, ndërsa 5 persona kanë humbur jetën.

Link: https://www.facebook.com/OgertaManastirliu/

Link: https://www.instagram.com/p/B9HGThFnKaf/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BydAafgAumE/