Aktualitet

Koronavirus i merr personin e dashur, këngëtari i njohur ka një apel për të gjithë

Spanja është vendi i dytë pas Italisë për numrin më të lartë të vdekjeve nga Coronavirus, duke ja kaluar kështu edhe Kinës, vendi ku shpërtheu ky virus.

Këngëtari Enrique Iglesias ka humbur njerkun i cili rezultoi i prekur nga Coronavirus.

Përmes një fotoje nga fëmijëria, Enrique ka rrëfyer se kjo emergjencë ka prekur edhe familjen e tij, ndërsa i bën thirrje njerëzve që të respektojnë rregullat dhe të qëndrojnë të izoluar në shtëpitë e tyre.

“Po kalojmë kohëra të vështira dhe kjo emergjencë ka prekur shumë njerëz duke përfshirë edhe familjen time. Le të qëndrojmë në shtëpi dhe të kujdesemi për veten dhe të dashurit tanë. Ju dërgoj shumë dashuri dhe mbështetje”, shkruan këngëtari krahas fotos së shpërndarë në instagram.

https://www.instagram.com/p/B-KnZMiBdpu/

Link: https://www.instagram.com/p/B-KnZMiBdpu/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B01TWvCBdZA/