Aktualitet

“Nuk po më zë as Corona të vdes”, rrëfimi rrënqethës i të moshuarës që e mban frymën me ujë e sheqer

“Jam 84 vjeçe dhe nuk kam asnjë njeri, kam dy ditë që pi ujë me sheqer”, kështu e nis rrëfimin e saj një e moshuar nga Vlora për “Abcnews”.

Ajo ka treguar se prej dy ditësh nuk vë ushqim në gojë dhe madje ka treguar edhe frigoriferin bosh ku nuk gjen asnjë gjë.

E moshuara ka treguar me lotë në sy se ka dy ditë që nuk vë gjumë në sy dhe se për të mbajtur frymën gjallë ka pirë vetëm ujë me sheqer.

Ajo ka thënë gjithashtu se ka dalë nga shtëpia sepse nuk ka bukë të hajë dhe madje me lotë në sy thotë se do ishte më mirë ta zinte Corona dhe të vdiste, pasi nuk ka askënd që ta ndihmojë dhe nuk ka me çfarë ta mbajë shpirtin gjallë.

https://www.youtube.com/watch?v=dOauIuIhOyo&feature=emb_err_watch_on_yt

Link: https://www.youtube.com/watch?v=dOauIuIhOyo&feature=emb_err_watch_on_yt

Burimi i fotos: https://www.youtube.com/watch?v=dOauIuIhOyo&feature=emb_err_watch_on_yt