Aktualitet

Rama publikon kurbën e COVID-19 në Shqipëri, ja si po ecën Shqipëria

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Facebook një foto të kurbës së COVID-19 në Shqipëri krahasuar edhe me vendet e tjera të rajonit.

Krahas fotos kryeministri ka kërkuar nga të gjithë qytetarët sa më shumë rezistencë që shigjeta e kuqe e kurbës të mos ngjitet dhe të kemi sa më pak të infektuar dhe viktima.

“Sa më fot të shtrëngohemi dhe rezistojmë sot, aq më e butë do të jetë ngjitja e shigjetës së kuqe, aq më pak viktima e plagë të rënda do të kemi dhe aq më shpejt mund të fillojmë të dalim, pak nga pak nga ky rrethim i hekurt në mbrojtje”, shkruan kryeministri krahas fotos së shpërndarë në Facebook.

Ndërkaq në vendin tonë numërohen në total 223 të infektuar si dhe 11 viktima nga COVID-19.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 11 raste të reja.

Link: https://www.facebook.com/edirama.al/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B-INAwIpAAo/