Në kohën kur të gjithë janë të izoluar në shtëpi edhe kujdesi për veten nuk është njësoj si në ditët kur të duhet të dalësh nga shtëpia që në mëngjes, jo të gjithë tregojmë kujdesin maksimal për veten.
Femrat veçanërisht e marrin më me sportivitet dhe sigurisht që një pjesë e mirë nuk kujdesen për veten ashtu siç do të kujdeseshin nëse do të dilnin për punë, apo të nisur aktivitetin normal të ditës.
Në këto kushte këngëtarja Zaimina Vasjari ka disa këshilla për femrat.
Ajo ka postuar në instagram një foto ku shfaqet super sensuale me pantollana të kuqe lëkurë, një bluze të zezë klasike, flokët e gjatë të shtrira, taka të larta dhe make up perfekt.
“Pra ti lan, shplan, gatuan, merr pluhurat, hekuros, ke dhe një fëmijë që do shumë përkujdesje dhe dashuri, porr kurrë mos harro të duash dhe veten dhe të kujdesesh për të. Mos u bë shok me burrin në karantinë, rri po ajo që atij ti bëjnë sytë zemra kur të shikon”, shkruan Zajmina krahas fotos së saj.
https://www.instagram.com/p/B-rdLbnnw1T/Link: https://www.instagram.com/p/B-rdLbnnw1T/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BpM_FxWHG9f/