ShowBiz

Bie në pishinë duke kërcyer, kjo video e Morenës do t’ju bëjë të qeshni me lot

Këngëtarja Morena Taraku ashtu si shumë të tjerë ndodhet e izoluar në shtëpi dhe në kushte të tilla ka vendosur që ta kalojë kohën duke kërcyer e duke postuar video të shumta në instagram nga përditshmëria e saj.

Këngëtarja ka postuar së fundmi një video ku shfaqet me këmishë nate duke kërcyer pranë një pishine.

Ajo mban në këmbë një palë patina të cilat e bëjnë pak të vështirë kërcimin e saj dhe në një moment këngëtarja ndërsa rrotullohet humb ekuilibrin dhe bie në pishinë.

Këngëtarja ndërkaq ndodhet aktualisht në Turqi dhe përmes një statusi të veçantë ka treguar se ndihet e trishtuar që nuk mund të jetë pranë familjes në një moment të tillë.

Link: https://www.instagram.com/morenataraku/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B6BdM9DF_X-/