Policia e shtetit ka prezantuar sot dronët që do të shërbejnë për monitorimin e situatës në rast se qytetarët do të shkelin rregullat e karantinës.
Në total janë vënë në dispozicion 50 dron me kamera dhe altropalant të cilët do të shërbejnë jo vetëm për të monitoruar situatën, por edhe për të njoftuar qytetarët që të respektojnë rregullat e distancimit social.
Zgjerimi i fashës orare që nga dita e sotme duket se ka sjellë edhe masa të reja më të rrepta të cilat synojnë që të frenojnë përhapjen e mëtejshme të virusit në vendin tonë.
Ministri i Punëve të Brendshme Sandër Lleshaj i ka ftuar qytetarët që të bashkëpunojnë dhe të mos e keqkuptojnë zgjerimin e fashës orare e cila duhet të përdoret vetëm për pazare dhe për të shkuar në punë.
Vëmendja do të përqëndrohet kryesisht në tregjet e vendit, aty ku edhe grumbullimi i qytetarëve është më i madh dhe për pasojë shtohet rreziku i përhapjes së virusit.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=wJYx2tfR6TY
Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/action-air-aircraft-aviation-442587/