Aktualitet

Mjeku Pipero jep lajmin e mirë nga e hëna nis…

Mjeku Pëllumb Piperio i ftuar në “Opionion” në “Tv Klan”, tha se nga e hëna e javës që vjen do të nisë analiza serologjike me personelin shëndetësor në QSUT e ndoshta edhe tek spitalin COVID 2.

Kjo analizë shërbën për të parë nivelin e mbrojtjes dhe për të ditgur më shumë rreth sigtuatës së qarkullimit te virusit në vend.

Ky sipas Piperos është një lajm i mirë, pasi në këtë mënyrë do të shihet më qartë ekspozimi ndaj këtij virusi në vend dhe do të merren të dhëna të rëndësishme për të vendosur se si do të vijohet më tej.

Pipero tha gjithashtu se në vendin tonë kurba e sëmundjes ka qenë e butë dhe kjo lidhet kryesisht me masat e marra menjëherë pasi u shfaqën rastet e para si dhe me zbatimin e tyre nga ana e qytetarëve.

https://www.youtube.com/watch?v=KHwRucZcXt0&feature=emb_err_watch_on_yt

Link dhe burimi i fotos: https://www.youtube.com/watch?v=KHwRucZcXt0&feature=emb_err_watch_on_yt