ShowBiz

Eros flet për herë të parë për lidhjen me Oriolën, ja si e quan ai modelen

Eros Grezda dhe Oriola Marashi janë një prej çifteve më të reja të showbizit.
Ata kanë disa muaj së bashku dhe së fundmi duket se futbollisti e ka konfirmuar vetë lidhjen e tij me modelen.

Ai festoi ditëlindjen disa ditë më parë dhe Oriola postoi në instagram një tortë.

Edhe pse nuk tha se për kë ishte torta, Erosi nga ana tjetër u shfaq duke festuar ditëlindjen.

Kaq mjaftoi për ti vënë vulën dyshimeve që ata të dy janë bashkë dhe tashmë të izoluar në Kroaci.

Ndërkaq futbollisti në një intervistë në “Top Channel” e ka konfirmuar plotësisht atë që përflitej së fundmi.

I pyetur lidhur me festën e ditëlindjes Eros tha se ndodhet në Kroaci dhe se nuk ka bërë ndonjë festë për ditëlindjen e tij.

Ai theksoi se ditëlindjen e kaloi në shtëpi me një tortë që e kishte përgatitur e dashura e tij.

Me këtë deklaratë Eros sapo konfirmoi se ai dhe Oriola janë bashkë tashmë prej disa muajsh.

https://www.youtube.com/watch?v=1yaSD_1mN-M

Link: https://www.youtube.com/watch?v=1yaSD_1mN-M

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B97cQduBgb-/https://www.instagram.com/p/B9Wmk7-h78K/