ShowBiz

“Jam i sigurt që jam infektuar”, këngëtari i njohur shokon fansat

Këngëtari i njohur Sam Smith është 100% i sigurt se është infektuar me Coronavirus.

Gjatë një interviste për Zane Loëe këngëtari tha se nuk e ka bërë testin por është plotësisht i sigurit se ka Coronavirus.

Ai tha gjatë intervistës se i ka të gjitha simptomat për të cilat ka lexuar.

Të njëjtat simptoma ka edhe motra e tij dhe të dy së bashku janë izoluar për tre javë në shtëpi.

Këngëtari tha se ata mund të jenë infektuar përpara se në Britaninë e Madhe të merreshin masat për izolimin e popullatës, ndërsa deklaroi se aktualisht është në gjendje më të mirë shëndetësore si ai dhe e motra.

Kujtojmë se në Britaninë e Madhe situata paraqitet problematike së fundmi.

Aktualisht numri të infektuarve ka shkuar në 120 mijë, ndërsa i të vdekujve mbi 16 mijë.

https://www.instagram.com/p/B_Hw5vKAWD4/

Link: https://www.instagram.com/p/B_Hw5vKAWD4/

Burimi i lajmit: https://www.billboard.com/articles/news/9360303/sam-smith-coronavirus-interview

Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/person-holding-syringe-3952224