Aktualitet

Masa të tjera lehtësuese nga java që vjen, i rikthehen punës mbi 27 mijë punonjës

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar se cilat janë ato biznese që mund të nisin nga puna duke plotësuar kriteret bazë të higjenës dhe duke respektuar në maksimum të gjitha rregullat e vendosura në protokollin e sigurisë.

Kështu sipas Ramës nga 27 prilli do të nisin nga puna thuajse të gjitha bizneset e shitjes me pakicë, rroba, këpucë, tekstile, mobilje, artikuj shtëpiakë, tregëtia me pakicë e luleve, bimëve e kafshëve, e lodrave për fëmijë etj.

Kjo do të bëjë që ti rikthehen punës rreth 27 mijë punonjës në të gjithë vendin.

Kryeministri tha gjithashtu se nga java e ardhshme do të nisë punën edhe shërbimi taksi me vetëm një person brenda.

Rama u ndal edhe tek paga e luftës duke theksuar se ajo çfarë ju është dhënë punonjësve dhe bizneseve nuk do t’ju merret pavarësisht se po fillojnë punën.

Edhe pse shërbimi taksi ka marrë një pjesë të pagës së luftës deri në qershor, ajo nuk do të merret mbrapsht theksoi kryeministri gjatë komunikimit live me qytetarët.

https://www.youtube.com/watch?v=lWHujPKo_KI&feature=emb_err_watch_on_yt

Link: https://www.youtube.com/watch?v=lWHujPKo_KI&feature=emb_err_watch_on_yt

Burimi i fotos:  https://www.facebook.com/edirama.al/videos/626468261240532/