ShowBiz

Dasmë pas karantinës…Jonida flet për herë të parë për raportin me Romeon

Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj janë vënë sërish në qendër të vëmendjes.

Fillimisht ata u panë për herë të parë pas ndarjes në një fundjavë së bashku, ku të dy postuan foto nga i njëjti vend.

Kaq mjaftoi që në mediat rozë të lindnin thashethemet për një ribashkim të tyre.

Ata të dy dhe veçanërisht Jonida ka qenë gjithmonë e rezervuar për jetën e saj private dhe nuk e kemi dëgjuar asnjëherë të flasë për raportin me Romeon të paktën deri tani.

Këngëtarja ka dhënë një intervistë për revistën Story ku për herë të parë flet për raportin e saj me Romeon.

Në momentin kur këngëtarja pyetet se si është puna me Romeon ajo përgjigjet: “U kënaqët ju kur luajtët me ne, tani do luajmë ne me ju. Po si luajmë ne si shokë apo më shumë se shokë, kjo mbetet për tu parë.

Këngëtarja shton gjithashtu se lidhur me jetën e saj private ka qenë gjithmonë strikte dhe nuk e di nëse ja vlen ti ndash gjërat që i do me të tjerët.

Ndërsa lidhur me pyetjen e famshme a do të ketë dasmë pas karantinës, këngëtarja thotë se dasma është një çështje për t’u diskutuar.

“Është shumë e rëndësishme të përjetosh çdo gjë ashtu siç vjen. Kam frikë me gjithë situatën që ka ndodhur këtë periudhë, kam frikë me planet. Vetëm asaj i trembem dhe është një gjë që më bën të reflektoj gjatë”, thotë Jonida.

Më tej këngëtarja thotë se Romeon e ka shumë xhan dhe e ka shumë shok.

Burimi i lajmit: https://story.al/ekskluzive-jonida-maliqi-si-juliet-ne-karantine-rrefimi-i-pazakonte-i-artistes/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B6-_zVlHwJA/https://www.instagram.com/p/B70mtacFby6/