Arbana Osmani dhe regjisori Eduard Grishaj prej kohësh tashmë janë në një marrëdhënie.
Ata i shohim gjithmonë bashkë dhe së fundmi duket se kanë nisur bashkëjetesën.
Në një video të postuar në instagram Eduardi së bashku me mbesën dhe djalin e moderatores janë duke u stërvitur së bashku në ambjentet e shtëpisë.
Ai shihet teksa ju mëson ushtrime fëmijëve ndërsa i bën tag Xhemit duke shkruar: “Ora e palestrës, as Xhemi Shehu nuk e konkuron skuadrën tonë”.
Xhemi nga ana tjetër thotë se nuk ka shanse të fitojë kundrejt kësaj skuadre ndërsa i referohet edhe Arbanës si kapiteni të cilin e paskan lënë të filmojë.
Link: https://www.instagram.com/eduartgrishaj/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B4NI12Agaf-/, https://www.instagram.com/p/B6tY3YZg_QF/