ShowBiz

Marina zbulon sherret me Getin në karantinë, ja si po shkon izolimi për të

Moderatorja Marina Vjollca ka qenë e ftuar në emisionin “Opinion” në “Tv Klan” ku ka folur me skype në një intervistë për karantinën dhe mënyrën se si po i kalon ajo këto ditë.

Marina thotë se përveç pjesës që nuk mund të udhëtojnë, për të nuk ka ndryshuar shumë.

Moderatorja tha gjatë intervistës se edhe më përpara pandemisë ajo nuk dilte shpesh dhe dita e saj kalonte midis punës dhe shtëpisë.

Ndërsa për Getin, Marina thotë se ka ndryshuar shumë, pasi nuk ka më jetën që kishte më parë mes koncerteve në Tiranë e Prishtinë.

Ndërsa sa i takon qëndrimit gjithë kohës bashkë, moderatorja duke qeshur tregon se ata janë njësoj si gjithë çiftet e zakonshëm që gjatë kësaj periudhe i kanë më të forta si debatet me njëri tjetrit, ashtu edhe dashurinë.

Ndërkaq Marina shtoi se e para gjë që do të bëjë sapo të dalë, është të përqafojë të ëmën, të cilën prej dy muajsh e sheh vetëm nga larg.

https://www.youtube.com/watch?v=PDKco9q2xTs&feature=emb_err_watch_on_yt

Link: https://www.youtube.com/watch?v=PDKco9q2xTs&feature=emb_err_watch_on_yt

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bsfoyk7DTYb/