Aktualitet

Rëndohet bilanci i viktimave në vend, pas një muaji në spital humb jetën një tjetër pacient

Mbrëmjen e djeshmen një tjetër pacient me COVID-19 ka ndërruar jetë duke e çuar në 31 numrin e personave që kanë humbur betejën me këtë sëmundje.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se bëhet fjalë për një 71 vjeçar nga Shkodra i cili ishte në gjendje të rëndë shëndetësore dhe prej një muaji ndodhej i shtruar në spital me insuficencë respiratore akute.

71 vjeçari ndërroi jetë në spital Shefqet Ndroqi ndërsa bëhet me dije se vuante edhe nga disa sëmundje të tjera bashkëshoqëruese si diabeti, hipertensioni dhe anemia.

Link: https://shendetesia.gov.al/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BydAafgAumE/