ShowBiz

“Nuk i ndahet shpirti nga..”, Andrra tregon planet për fundjavën me Sinanin

Këngëtari Sinan Hoxha dhe bashkëshortja e tij Andrra Destani kanë vendosur ta kalojnë këtë fundjavë në fshat.

Andrra ka postuar në instagram një video është duke ecur pranë këngëtarit në një fushë të mbushur me lule.

Ajo e pyet Sinanin se për ku janë nisur dhe ai i thotë i lumtur se po shkojnë në fshat.

Krahas videos Andra shkruan: “Nuk i ndahet shpirti nga fshati..”, duke e shoqëruar komentin me emoji që qeshin me lot.

Andrra dhe Sinani ashtu si të gjithë të tjerët kanë qenë të karantinuar në shtëpinë e tyre, ku i kemi parë shpesh të postojnë foto e video të shumta nga momentet e kaluara së bashku me të birin.

Kujtojmë se Andrra festoi ditëlindjen disa ditë më parë me një festë të veçantë në oborrin e shtpëisë ku Sinani dhe Ansi i kishin përgatitur një surprizë.

Link: https://www.instagram.com/andrradestani/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BxDPr21FHjK/