ShowBiz

Foshnja ngre gishtin e mesit në eko, Kety Perry publikon videon e veçantë gjatë kontrollit

Këngëtarja Kety Perry do të bëhët shumë shpejt nënë e një vajze më partnerin e saj Orlando Bloom.

Këngëtarja e zbuloi lajmin e shtatëzanisë përmes këngës së fundit të publikuar pak kohë më parë.

Ajo ka shpërndarë ndërkaq një video gjatë një ekoje rutinë ku vogëlushja gjatë lëvizjeve ka ngritur gishtin e mesit.

Krahas videso epike, këngëtarja shkruan: “Kur vajza ende e palindur të nxjerr gishtin e mesit nga barku, ndërsa ti mezi po e pret. Gëzuat ditën e nënës”.

Kjo video e foshnjes është pëlqyer dhe komentuar pafund nga miq të këngëtares të cilët kanë qeshur dhe kanë bërë humor me vogëlushen.

https://www.instagram.com/p/CACncuZnsCo/

Link: https://www.instagram.com/p/CACncuZnsCo/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B9kbf_bHJV5/