Aktualitet

Tirana ende zonë e kuqe, Rama: Ja kur fillon transporti publik”

Kryeministri Edi Rama gjatë një video konference me gazetarët u shpreh se kryeqyteti vazhdon të jetë një zonë e kuqe dhe se fatkeqësisht është e pamundur të lirohen masat deri në fund të javës.

Ndërkaq në zonat e gjelbërta do të vijojë plani i masave lehtësuese me zgjatjen e fashës orare për ditët në vijim.

Rama shtoi gjithashtu se sa i takon transportit publik është menduar që në fillim të muajit qershor të fillojë lëvizja me urban.

Qeveria ka menduar një strategji adaptimi të transportit me synim mbrojtjen nga virusi.

Ndërsa sa i takon hapjes së lokaleve duke nisur nga java që vjen, Rama tha se ato duhet të marrin masa sepse janë pika të nxehta dhe të rrezikshme.

Lokalet do të monitorohen nga shumë afër tha Rama dhe ata duhet të ndihen të detyruar të garantojnë shëndetin e qytetarëve.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/2305388889762205/

Link dhe burimi i fotos: https://www.facebook.com/edirama.al/videos/2305388889762205/