Djali i Bieta Sulos dhe Alban Dudushit ka festuar sot 3 vjetorin e lindjes.
Moderatorja ka postuar në instagram tortën e veçantë për të birin e cila ishte e dekoruar sipër më një makinë policie dhe një rimorkiator.
Në videon e postuar në instagram Albani shfaqet duke mbajtur tortën në dorë ndërsa vogëlushi po tenton të fryjë qirinjtë dhe të hajë tortë ndërsa ata të dy po i këndojnë këngën e ditëlindjes.
Moderatorja ka postuar gjithashtu disa foto me vogëlushin ndërsa i kushton disa fjalë shumë të ëmbla për tre vjetorin e lindjes.
“Sot 3 vite ne, në krahët e njëri tjetrit kuptoj shumë mirë të gjitha nënat që kanë sjell në jetë fëmijë dhe ua uroj me shpirt atyre që akoma nuk kanë kaluar nëpër këto shtigje emocionesh, thjesht dashuri”, shkruan Bieta krahas fotove me të birin.
https://www.instagram.com/p/CAHlvpnny4N/Link: https://www.instagram.com/p/CAHlvpnny4N/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B4nYeZ0nl8L/