Aktorja Olta Gixhari do të bëhen nënë për herë të parë me partnerin e saj me të cilin po jeton aktualisht në Spanjë.
Olta ka vendosur jo vetëm të konfirmojë vetë lajmin, por gjithashtu të postojë për herë të parë një foto me partnerin.
Ajo dhe partneri i saj pozojnë të shtrirë në breg të detit duke përqafuar njëri tjetrin.
Olta nuk e ka zbuluar se kush është ai, madje edhe fytyra nuk i duket, por krahas fotos ku shfaqen shumë të dashuruar, Olta shkruan: “Mami dhe babi”, ndërsa e shoqëron me tre zemra të kuqe.
Menjëherë pas këtij postimi kanë ardhur mesazhe të shumta urimi për çiftin e ri që shumë shpëjt do të bëhen prindër për herë të parë.
Lajmi për shtatëzaninë e Oltës u zbulua sot dhe aktorja nuk ka vonuar ta konfirmojë vetë në rrjetet sociale.
https://www.instagram.com/p/CANoQ1iHWlh/Link: https://www.instagram.com/p/CANoQ1iHWlh/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B4qFhsVnFVU/