Në fund të muajit janar basketbollisti i njohur Kobe Bryant së bashku me të bijën dhe një pjesë të stafit ndërroi jetë pas një aksidenti të rëndë ajror.
Sot, gati katër muaj nga vdekja e tij është zbardhur autopsia, nga a e cila ka rezultuar se piloti nuk kishte konsumuar alkol apo lëndë narkotike dhe se shkaku i vdekjes për të nëntë viktimat ishte trauma e hapur, ndërsa mënyra e vdekjes aksident.
Kështu pas autopsisë së plotë rezultoi gjithashtu se shkak i aksidentit është bërë mjergulla e madhe gjatë udhëtimit.
Kobe Bryant ishte një prej basketbollistëve më të mirë në historinë e NBA.
Pasionin për basketbollin ja kishte trashëguar edhe së bijës Gianna e cila humbi gjithashtu jetën tragjikisht në aksidentin ajror.
Link: https:/Link: https://www.instagram.com/p/B19p0ZWH5_l/www.latimes.com/california/story/2020-05-15/blunt-force-trauma-listed-as-cause-of-death-for-kobe-bryant-others-in-helicopter-crash
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B19p0ZWH5_l/