ShowBiz

Aktori e vë bashkëshorten para zgjedhjes më të vështirë “Ose rri me mua gjithë jetën ose..”

Aktori Visjan Ukcenaj është dalluar gjithmonë për sensin e tij të humorit dhe këtë herë ka vendosur që të provokojë bashkëshorten duke e vënë përballë një zgjedhjeje.

Në një video të postuar në instagram ai është së bashku me bashkëshorten në makinë dhe dëgjohet ti thotë: “ Përshëndetje Jona, ti ke dy opsione, i pari është të jetosh gjithë jetën me mua, ndërsa I dyti..”

Bashkëshortja e tij e ndërpret pa e dëgjuar opsionin e dytë duke i thënë se preferon pikërish të dytin.

Në këto momente aktori përgjigjet : “Opsioni i dytë është ta lësh bashkëshortin për gjithë jetën me femra të tjera, zgjedhje fantastike”, ndërsa fillon të qeshë duke shkaktuar një reagim aspak pozitiv tek e shoqja e cila i ka hedhur një shikim aspak paqësor.

Kjo video e postuar në instagramin e tij ka shkaktuar humor mes miqve dhe fansave të aktorit të cilët kanë reaguar me komente të shumta.

https://www.instagram.com/p/CAYjWf-htPb/

Link: https://www.instagram.com/p/CAYjWf-htPb/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B9O2vBZhx11/