ShowBiz

Provokon sërish, Mozzik bën deklaratën e pazakontë për…

Reperi Mozzik është një prej personazheve që ka gjithmonë vëmendjen e medias e kryesisht asaj rozë.

Që pas ndarjes nga Loredana ai është vënë shpesh në qendër të vëmendjes me deklaratat e ndryshme që bën herë pas herë dhe që lidhen me marrëdhënien e tij me këngëtaren.

Ai tha në një intervistë të fundit në “Klan Kosova” se me Loredanën nuk ka më kthim mbrapa dhe se gjithçka ka mbaruar.

Ndërsa më herët sqaroi se është ende single dhe se do të vijojë të jetë i tillë për të paktën dy vjet pasi do ti dedikohet muzikës.

E përpos këtyre deklaratave nëpër intervista reperi reagon herë pas here me dedikime edhe në rrjetet sociale.

“Nëse njerëzit të dhurojnë një kaktus, nuk do të thotë që duhet të ulesh sipër”, shkruan ai në një postim në instastory, duke i habitur paksa fansat.

Nuk e dimë se kujt i referohet këtë herë, por përgjithësisht një pjesë e dedikimeve të tij i drejtohen ish partneres.

Megjithatë ata të dy pavarësisht se nuk janë më bashkë, vazhdojnë të kenë komunikim me njëri tjetrin për hir të Hanës, vajzës që kanë bashkë.

Link: https://www.instagram.com/mozzik/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B5cdgIKluRk/