Aktorja Olta Gixhari deklaroi pak ditë më parë se është në pritje të ëmbël dhe për herë të parë postoi një foto pranë partnerit.
Pas këtij lajmi aktori mori urime të shumta, nga miq, familjarë dhe fansa të saj dhe për këtë ajo vendosi që ti falënderojë të gjithë me një postim në instagram.
Në një foto ku shfaqet në makinë Olta shkruan: “Faleminderit me zemër për gjithë urimet tuaja, ma keni bërë edhe më të ëmbël pritjen e bebushit tim. Shumë shpejt do postoj një foto (modeste) me barkaluq se vdiqa po ma kërkojnë të gjithë. PS- Unë vazhdoj të bëj seksin nëpër foto nuk heq dorë. Ju dua, zemra mal”
Pas këtij shkrimi kanë vijuar të tjera urime, ndërsa disa edhe kanë aluduar për gjininë e bebit, çka e ka bërë Oltën që të shkruaj një status ku në fakt sqaron se nuk e ka zbuluar ende gjininë e bebit.
https://www.instagram.com/p/CAdBa84nDh1/Link: https://www.instagram.com/p/CAdBa84nDh1/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B4qFhsVnFVU/