8 raste të reja me COVID-19 janë rregjistruar gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë.
Rastet janë shpërndarë 5 në Tiranë, 2 në Durrës dhe një në Krujë.
Ministria e Shëndetësisë në raportin e saj të përditshëm njofton se janë kryer në total që prej fillimit të epidemisë 14 mijë teste, ndërsa kanë rezultuar 989 persona të prekur me COVID-19.
Aktualisht në vendin tonë janë 175 persona aktiv, në Tiranë, Durrës, Krujë dhe Shkodër, ndërsa në spitale po marrin shërbimin 16 pacientë, 5 prej të cilëve në terapi intensive.
Fatmirësisht gjatë 3 javëve të fundit nuk janë rregjistruar humbje jete dhe kjo sipas ekspertëve është një indikator që tregon qëndrueshmëri të shpërthimit epidemik.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=L8RjPCoxvrI
Burimi i fotos: https://shendetesia.gov.al/