21 raste të reja me COVID-19 janë rregjistruar gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë dhe të gjitha në kryeqytet.
Ministria e Shëndetësisë në komunikimin e përditshëm zyrtar njoftoi se 13 prej rasteve të zbuluara së fundmi janë në QSUT, personel mjekësor dhe pacientë, kontakte të një infermiereje e cila rezultoi pozitive dy ditë më parë.
Numri total i të prekurve që prej fillimit të pandemisë ka shkuar në 1050, ndërsa aktualisht janë aktivë 205 persona, ndërkohë që Tirana mbetet vatra kryesore.
Ndërkaq është rritur edhe numri i shtrimeve në spitalin infektiv ku po marrin aktualisht shërbimin 25 pacientë, 3 prej të cilëve në terapi intensive.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale vijon të bëjë thirrje për të respektuar rregullat e distancimit social si dhe të higjenës vetjake, ndërsa fton të gjithë qytetarët që të mos neglizhojnë shenjat e sëmundjes duke telefonuar në numrin e Urgjencës Kombëtare 127, ndërsa për informacione mbi COVID-19 dhe këshillim psikologjik, mund të përdorin linjën e gjelbër 0800-40-40.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=-_w0oTnA4UU
Burimi i fotos: https://shendetesia.gov.al/