Aktualitet

Mbyllet spitali, 40% e personelit shëndetësor të infektuar me Coronavirus

Një spital në Britaninë e Madhe është mbyllur duke mos pranuar asnjë pacient të ri, pasi 40% e stafit mjekësor ka rezultuar pozitiv me Coronavirus.

Ky spital ka rreth 2000 punonjës dhe paralajmëron për një shkallë të lartë infektimi mes bluzave të bardha.

Nuk dihet se si ka ndodhur që situata të dalë jashtë kontrollit, por dyshohet që përveç stafit mjekësor të jenë infektuar edhe pacientë të cilët mund të jenë asimptomatikë.

Ndërkaq ky spital që nga e hëna krejt papritur njoftoi se nuk do të pranojë më pacientë të rinj ndërsa sipas stafit drejtues, mjekët dhe infermierët që kanë rezultuar tashmë pozitiv janë vetëizoluar në shtëpi.

Aktualisht janë duke u kryer testime tek të gjithe pacientët që kanë pasur kontakt me mjekët dhe infermierët e infektuar për të gjurmuar rastet e reja dhe personat që mund të jetë infektuar në ambjentet e spitalit.

Link: https://www.dailymail.co.uk/news/article-8360767/Hospital-Weston-super-Mare-shut-new-patients-sees-40-staff-test-positive-Covid-19.html

Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/man-wearing-blue-scrub-suit-and-mask-sitting-on-bench-3279197/