Këngëtarja Besa Kokëdhima ka hapur arkivat e fëmijërisë për të ndarë me fansat disa prej fotove bardhë e zi kur ishte vetëm një fëmijë.
Ajo ka treguar se si dukej fëmijë dhe mund të themi se Besa ka qenë një fëmijë shumë i bukur.
Në foton e parë ajo ka pozuar gjithë seriozitet e madje pakëz me nerva, ndërsa në dy fotot e tjera pozon me nënën dhe më pas me të atin duke buzëqeshur.
“Me nerva, unë e vogël, mami, babi ju dua thesarët e mi”, shkruan Besa krahas fotove të shpërndara në instagram ku duket kaq e këndshme.
Fotot e Besës fëmijë janë kaq të bukura, saqë këngëtarja ka marrë komplimenta të shumta nga miq e fansa të saj.
https://www.instagram.com/p/CAuZ1PmBgfU/Link: https://www.instagram.com/p/CAuZ1PmBgfU/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B4sYzWIBFZx/