ShowBiz

Janë ndarë, por rrinë gjithë kohës bashkë, ja si e quan tashmë Dafina, ishin

Dafina dhe Dj Geek, patën një lidhje të shkurtër e cila nuk zgjati shumë, por dyshja për hir të punës vendosën të ruajnë një marrëdhënie miqësore me njëri tjetrin.

Këngëtarja tha atëhere se puna dhe dashuria nuk shkojnë bashkë me njëra tjetrën dhe për të mos  prishur punën në grup, ajo vendosi të zgjedhë punën, por me Dj Geek mbetëm miq dhe bashkëpunëtorë shumë të mirë.

Këngëtarja e ka treguar disa herë se vazhdon të kalojë një pjesë të mirë kohe me ish të dashurin, kjo pasi në shumicën e kohës ju duhet të punojnë së bashku.

Ashtu siç tha edhe gjatë një interviste Dafina dhe DJ Geek kanë mbetur miq shumë të mire.

Vetë ajo ka postuar në instagram një video të DJ Geek dhe të një mikeshe të saj të cilët janë duke pirë një gotë birrë, ndërsa shkruan: “Me dy miqtë e mi tek miqtë”, duke e quajtur kështu mik ish të dashurin dhe duke vërtetuar edhe njëherë se në të vërtetë kanë një raport shumë të mirë me njëri tjetrin.

Link: https://www.instagram.com/dafina.zeqiri/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B3rwMCyhZiV/https://www.instagram.com/p/B4X1jqrlOej/