ShowBiz

Jennifer nxjerr në ankand portretin nudo, ja ku do të shkojnë të gjitha fitimet

Aktorja e famshme Jennifer Aniston do të nxjerrë në ankand foton e saj nudo të realizuar në vitin 1995 nga fotografi Mark Seliger.

Fitimet e grumbulluara nga kjo foto do të shkojnë për një organizatë që siguron testim dhe kujdes mjekësor kundrejt COVID-19 në të gjithë vendin.

Aniston ka postuar në instagram një video të shkurtër ku tregon se si miku i saj fotografi Mark Seliger do të nxjerrë në ankand rreth 25 portrete që ka realizuar ndër vite mes të cilëve  edhe portretin e saj për të mbledhur fonde që do të shërbejnë për luftën kundër Coronavirus.

Portreti është bardh e zi dhe aktorja pozon me këmbët kryq në kohën kur ishte pjesë e serialit të famshëm “Friends” gati 25 vite më parë.

https://www.instagram.com/p/CA0Rm5eD4m8/

Link: https://www.instagram.com/p/CA0Rm5eD4m8/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B8cPQLjBdYY/