Armina Mevlani festoi një ditë më parë 29 vjetorin e lindjes me një festë krejt unike organizuar në oborrin gjigand të shtëpisë.
Blogerja ka ndarë me miqtë dhe fansat e saj, momentet më të veçanta të festës e cila ishte e gjitha me motive orientale.
Oborri gjigand i shtëpisë ku po qëndron aktualisht me Shkëlzen Berishën ishte bërë gati për festë dhe tavolina festive ishte e gjitha e mbushur me lule të kuqe.
“Maroku në shtëpinë time”, shkruan Armina në një prej videove të postuara në instagram, ndërsa më pas shfaqet duke kërcyer belly dance veshur me një kostum ngjyrë bojëqielli.
Ajo që të bie në sy është oborri gjigand i shtëpisë së Arminës ku gjithçka duket perfekte për të organizuar një festë dhe ku të gjithë të ftuarit nën ritme orientale janë argëtuar dhe kanë kërcyer duke krijuar një atmosferë shumë të veçantë.
Link: https://www.instagram.com/armina_mevlani/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B5Nvf1JFcqc/