36 raste të reja janë rregjistruar gjatë 24 orëve të fundit me COVID-19 në vend, 27 prej të cilave vetëm në Tiranë.
Silva Bino nga Instituti i Shëndetit Publik njofton se kjo situatë ishte kaq e papritshme për shkak të grumbullimeve massive që kanë ndodhur ditët e fundit si dhe mosrespektimi i këshillave në lidhje me distancimin fizik.
Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 359 persona të dyshuar dhe përveç 27 rasteve në Tiranë, janë rregjistruar gjithashtu 4 raste në Shkodër, 2 në Kamëz, një në Durrës, një në Lushnje dhe një në Lezhë.
Bino tha gjithashtu se sot është vënë re edhe një rritje e rasteve të personave që marrin trajtim në spitalin infektiv.
Konkretisht pranë këtij spitali po trajtohen 41 persona prej të cilëve 6 në terapi intensive dhe dy të intubuar.
Gjatë 24 orëve të fundit ndërkaq janë shëruar 15 persona duke e çuar në 960 numrin e personave të shëruar që prej fillimit të epidemisë.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=Z3x07FvRLp8
Burimi i fotos: https://new.shendetesia.gov.al/