ShowBiz

Pas fotove në jaht me Silvester Stalone, Heidi sqaron për herë të parë raportin me aktorin

Modelja Heidi Lushtaku u vendos në qendër të vëmendjes së fundmi për shkak të një fotoje ku shfaqet së bashku me një grup miqsh në një jaht dhe mes tyre ishte aktori i njohur Silvester Stalone.

E ftuar gjatë emisionit “Vizioni i pasdites” në “Vizion Plus”, modelja sqaron se ajo ishte me një grup pune për një darkë dhe gjithë çfarë u aludua nëpër media e portale ishte komplet gabim.

Modelja thotë se Silvester ka moshën e të atit të saj dhe ajo ishte aty vetëm për punë, ndërsa më pas shton se në njëfarë mënyre i ka marrë këto lajme me sportivitet.

Heidi ka folur gjithashtu edhe për ndarjen nga boksieri i njohur Robin Krasniqi me të cilin pati një lidhje 4 vjeçare ndërsa sqaroi se vijojnë të jenë miq të mirë dhe të kenë një raport shumë të mirë me njëri tjetrin, pavarësisht se nuk janë më bashkë.

https://www.youtube.com/watch?v=SZDMn6xcyX4

Link: https://www.youtube.com/watch?v=SZDMn6xcyX4

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B_IXcdQFASL/