Aktorja Olta Gixhari do të bëhet shumë shpejt nënë për herë të parë.
Lajmin e dha vetë ajo me një foto ku pozonte nga plazhi së bashku me partnerin ndërsa tregonte se do të bëheshin prindër për herë të parë.
Së fundmi atë e kemi parë të pozojë me barkun e rrumbullakosur, por ende nuk e ka zbuluar gjininë e bebit.
Ndërkaq në një postim të fundit në instagram Olta ka treguar se si partneri e ka ndihmuar të veshë këpucët duke qenë se barku i rrumbullakosur nuk e lë të përkulet.
Në foto shohim partnerin e saj që po e ndihmon aktoren të veshë atletet.
“Erdhëm tek ky momenti”, shkruan Olta krahas fotos ndërsa e shoqëron me emojin e një gruaje shtatëzanë.
Link: https://www.instagram.com/oltagixhari/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B8bX8SnHRld/