24 orët e fundit kanë shënuar një ulje të rasteve të reja me COVID-19 në vend.
Sipas të dhënave të Ministrisë gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 33 raste të reja, 23 prej të cilave në Tiranë, 8 në Shkodër, një në Pogradec dhe një në Kamëz.
Aktualisht në vendin tonë janë 792 persona aktiv, ndërsa vijon të rritet numri I personave të shtuar në infektiv ku aktualisht janë 82 persona të shtruar, 10 prej të cilëve në terapi intensive dhe një rast i intubuar.
Një lajm i mirë është që gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 25 persona.
Ndërkaq ekspertët bëjnë thirrje që të tregohet më shumë kujdes duke qenë se shifrat vazhdojnë të jenë të larta si dhe të respektojnë rregullat e distancimit social dhe të higjenës.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=Vpnah4cgqZ4
Burimi i fotos: https://new.shendetesia.gov.al/