Rritet sërish numri i rasteve të reja me COVID-19 në vendin tonë ku gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 67 raste të reja.
Ministria e Shëndetësisë në komunikimin zyrtar njoftoi se mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë një 34 vjeçare nga Librazhdi e cila vuante nga insuficensa renale kronike, hipertensioni dhe diabeti.
34 vjeçarja ishte në gjendje të rëndë e intubuar prej ditësh dhe pavarësisht përpjekjes së mjekëve nuk ka mundur dot të mbijetojë.
Ndërkaq vijon të ketë shtrime të reja në spital ku aktualisht po trajtohen 82 pacientë, 14 prej tyre në terapi intensive.
Gjatë 24 orëve janë shëruar 22 qytetarë, mes tyre 7 mjekë dhe infermierë, duke e çuar në 1217 numrin e personave të shëruar që prej fillimit të epidemisë.
Aktualisht në vendin tonë janë 850 persona aktiv kryesisht në Tiranë, Durrës dhe Shkodër.
Ministria e Shëndetësisë vijon të bëjë apel për të respektuar rregullat e distancimit social si dhe të higjenës, ndërsa për bizneset të respektojë protokollet e sigurisë.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=614YYdAx8JE
Burimi i fotos: https://new.shendetesia.gov.al/