Vëllai i reperit Gjiko, producenti Arbër Gjikolli është bërë baba për herë të parë pas ardhjes në jetë të djalit të tij.
Njoftimin e ka dhënë e ëma e këngëtarit me anë të një postimi në instagram ku zbulon emrin dhe portretin e vogëlushit.
Ajo ka postuar një foto shumë të bukur të vogëlushit ndërsa shkruan: “Prap gjyshe, Titani”, duke zbuluar kështu se çifti i ka vënë emrin Titan djalit.
Kujtojmë se vëllai i Gjikos dhe partnerja e tij Lina, lidhën kurorë në tetor të vitit që shkoi me një ceremoni madhështore ku ishin të ftuar shumë miq dhe familjarë të çiftit.
https://www.instagram.com/p/CB5gM-5lVwe/Link: https://www.instagram.com/p/CB5gM-5lVwe/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B6gD9EnFH_F/