Modelja e njohur Xhesika Berberi feston sot ditëlindjen dhe ndër urimet e shumta, ajo që të bie më shumë në sy është mesazhi i mikeshës së saj Adrola Dushit.
Me një foto ku pozojnë së bashku, Adrola shkruan:
“ Natë e madhe ishte kur linde ti dhe unë jam një nga njerëzit e bekuar që të kemi parë! Aq shumë dashuri, mirësi dhe kujdes sa jep ti, e meriton të kesh atë zemër të mbushur plot me lumturi! Nuk harroj kurrë të të tregoj ty dhe Zotit sa falënderuese jam që të njoha! Gëzuar Xhes e të paça gjithe jetën! Gëzuar ditëlindjen, më mungon”, shkruan Adrola, duke i dedikuar kështu fjalët më të bukura mikeshës së saj.
Link: https://www.instagram.com/adroladushi/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CAnhFnKgymp/