ShowBiz

Reperi i famshëm drejt divorcit pas 24 vitesh martesë

Dr Dree dhe bashkëshortja e tij Nicole Young janë duke shkuar drejt divorcit pas 24 vitesh martesë.

Çifti janë martuar në Maj të 1996 dhe kanë së bashku dy fëmijë, djalin Truice  23 vjeçar dhe vajzën Trulie 19 vjeç.

Sipas TMZ çifti nuk ka nënshkruar një kontratë paramartesore dhe nëse një gjë e tillë rezulton e vërtetë kjo do të thotë se pasuria marramendëse e reperit mund të ndahet në mes pas divorcit.

Pasuria e 55 vjeçarit vlerësohet të jetë rreth 800 milion dollar sipas Forbes, çka e rendesit reperin në listën e këngëtarëve më të pasur në botë.

Dr Dree ka një karrierë të gjatë në muzikë, jo vetëm si këngëtar, por edhe si producent, dhe sipërmarrës me kompani të suksesshme që gjenerojnë shuma të konsiderueshme të ardhurash.

Link: https://www.latimes.com/entertainment-arts/music/story/2020-06-29/la-et-ms-dr-dre-nicole-young-split-divorce

Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/broken-heart-love-sad-14303/