ShowBiz

A është normale të jesh e virgjër 19 vjeç”, Dojna jep përgjigjen e papritur

Moderatorja Dojna Mema është  mjaft aktive në rrjetet sociale dhe shpesh herë e shohim mjaft aktive në tema apo diskutime që kanë të bëjnë me femrën dhe mënyrën se si trajtohet ajo në shoqërinë shqiptare.

Dojnën e kemi parë disa herë të realizojë pyetje përgjigje në instagram ku shpesh herë ndodh që të japë këshilla për të rinjtë dhe veçanërisht vajzat.

Këtë herë Dojna nisur nga një pyetje e një prej ndjekësve të saj ka prekur temën e virgjërisë.

A është normale të jesh e virgjër 19 vjeç”, i shkruajnë Dojnës e cila përgjigjet: “Nuk është normale që ka njerëz që pyesin për virgjërinë, aq më tepër vajza. Njëherë e mirë, një cipë nuk përcakton sa vajzë e mirë, e emancipuar, e përdalë apo e prapamentur je. Nuk tregon asnjë gjë për ty, por tregon gjithçka për dikë që ta vë në dukje, apo ta bën si pyetje”, i përgjigjet Dojna personit që e ka pyetur.

Link: https://www.instagram.com/dojnamema/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B4hRkbnh–i/