ShowBiz

Jonida në super formë pas lindjes, Gent Zenelaj i bën komentin më të pazakontë

Jonida Vokshi është bërë nënë për herë të parë pak javë më parë dhe menjëherë pas lindjes ka ardhur në formë perfekte aq sa i ka habitur të gjithë.

Në një foto të postuar së fundmi në instagram, Jonida duket në super formë pas lindjes dhe këtë e kanë vënë rë të gjithë miqtë dhe fansat e saj të cilët nuk kanë nguruar të komentojnë dhe të pyesin për sekretin e saj.

Në komentet e shumta krahas fotos ajo që të bie në sy është një koment humoristik nga Gentian Zenelaj.

“Unë nuk dola kështu nga shtatëzania e parë”, shkruan Genti ndërsa e shoqëron komentin me emoji që qeshin me lot, duke shkaktuar gjithashtu shumë të qeshura dhe humor mes fansave dhe miqve të aktores.

Jonida postoi një foto pranë karrocës së vajzës vetëm pak ditë pas lindjes ku tregonte barkun e sheshtë dhe të gjithë mbetën pa fjalë nga fakti që aktorja erdhi në super formë shumë shpejt.

https://www.instagram.com/p/CCEcy2GDSAS/

Link: https://www.instagram.com/p/CCEcy2GDSAS/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CBaWeHeFSZz/https://www.instagram.com/p/B_SuT9rDBW7/