Moderatorja Bieta Sulo prej disa vitesh është bërë nënë e një djali me të cilin e shohim të ndajë shpesh momente të këndshme.
Vogëlushi Kroi është shumë i lidhur me mami Bietën dhe këtë sapo na e vërtetoi moderatorja me disa foto të postuara në instagram.
Bieta, Kroi dhe Albani pozojnë të shtrirë në divan dhe Kroi në të gjitha pozon pranë Bietën dhe vetëm e përqafon dhe e puth, duke mos e lënë Albanin të afrohet.
“Po ti shohësh të gjithë fotot, e kupton edhe diçiturën e këtij postimi. Mama është e imja apo jo”, shkruan Bieta krahas fotove ku Kroi nuk e lë mamin për asnjë moment
Moderatorja ka marrë komente të shumta krahas fotove nga miqtë dhe fansat e saj, të cilët i kanë konsideruar fotot një pikturë shumë e bukur familjare.
https://www.instagram.com/p/CCHMz3GHrcF/Link: https://www.instagram.com/p/CCHMz3GHrcF/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CBqQklwHpFk/