90 raste të reja me COVID-19 janë rregjistruar gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë.
Ministria e Shëndetësisë në komunikimin zyrtar ka njoftuar se fatkeqësisht janë ndarë nga jeta 3 persona. Një 57 vjeçar nga Shkodra, një 65 vjeçar nga Tirana dhe një 76 vjeçar nga Durrësi me sëmundje bashkëshoqëruese.
Ndërkaq është shtuar gjithashtu edhe numri i shtrimeve në spital ku aktualisht po marrin shërbimin 80 persona, 8 prej të cilëve në terapi intensive dhe një i intubuar.
Ndërkaq trajtim spitalor po merr edhe një fëmijë dy muajsh por që fatmirësisht është në gjendje të stabilizuar.
Një lajm i mirë është se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 33 qytetarë duke e çuar në 1592 numrin e personave të shëruar, ndërsa aktualisht në vendin tonë janë aktiv 1088 persona.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=V858ZRcZN9Q
Burimi i fotos: https://new.shendetesia.gov.al/