Vijon të jetë i lartë numri i rasteve të reja me COVID-19 në vendin tonë, ndërsa situata në spitalin infektiv është serioze.
Ministria e Shëndetësisë në komunikimin e përditshëm njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë rregjistruar 82 raste të reja të shpërndara në të gjithë vendin, ndërsa numri më i lartë është në Tiranë.
Situata paraqitet serioze në spitalin infektiv ku ndodhen 84 persona të shtruar, 11 në terapi intensive dhe 6 të intubuar në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ndërkaq bëhet me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 41 persona, ndërsa aktualisht në vendin tonë janë 1273 persona aktivë, kryesisht në Tiranë, Durrës, Shkodër dhe Krujë.
Ministria e Shëndetësisë vijon të bëjë apel për të respektuar rregullat e higjenës dhe protokollet e sigurisë.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=eYwTQGAy85E
Burimi i fotos: https://new.shendetesia.gov.al/