Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi u bënë prindër të një vajze disa javë më parë.
Ata vendosën ta quajnë vogëlushen Emi dhe lajmin për ardhjen e saj në jetë e dha vetë Besniku shoqëruar me një mesazh shumë të bukur.
“Shpirti plot”, shkruan aktorja krahas fotos me vogëlushen të cilës nuk ja ka zbuluar portretin pasi pozon me kurriz.
Fotoja e Jonidës me Emin në krah është pëlqyer dhe komentuar shumë nga miq dhe fansa të aktores të cilët e kanë uruar edhe njëherë për të bijën, ndërsa e kanë komplimentuar për foton e veçantë të postuar në instagram.
Jonida dhe Besniku u martuan në shtator të vitit që shkoi në një ceremoni shumë të veçanta buzë detit.
https://www.instagram.com/p/CCZHCAosI_g/Link: https://www.instagram.com/p/CCZHCAosI_g/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bx94emkjAL3/